Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Bruksel është takuar me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
Në këto takime është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, sigurinë në rajon si dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pas këtij takimi të së mërkurës, sot në Bruksel me ftesë të shefit të Politikës së Jashtme të BE-së do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Escobar pas takimit me Kurtin: Po, Asociacioni duhet të implementohet, por brenda ligjeve të Kosovës
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, ka folur për mediat shqiptare.
Escobar ka deklaruar se SHBA-ja e mbështesin dhe janë për themelimin e Asociacionit, por sipas tij ai duhet të zbatohet brenda ligjeve të Kosovës.
“Po, Asociacioni duhet të implementohet. Të implementohet brenda ligjeve të Kosovës, por po e ngritëm edhe këtë çështje. Jam në linje me BE-në”, u shpreh ai, duke shtuar se në Evropë ka shumë modele të tilla.
“Ne mendojmë se brenda Evropës ekzistojnë mjaft modele që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjitha palët e përfshira”, shtoi ai.
Escobar më tej ka theksuar se pritjet janë që të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ne duam të kemi bisedime produktive dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka deklaruar Escobar.
Stoltenberg pas takimit me Vuçiqin: KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet siguria
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën është takuar edhe me presidentin e Serbisë, ndërsa ka thënë të mërkurën se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës.
Stoltenberg ka thënë se situata në teren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit të situatës.
I pyetur se çfarë nënkupton paralajmërimi për intervenim të NATO-s, Stoltenberg ka thënë se KFOR-i është në kontakt të ngushtë me autoritetet në Beograd dhe Prishtinë.
“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.
Stoltenberg ka thënë se fakti që KFOR-i është misioni më i madh ushtarak i NATO-s jashtë aleancës, flet për përkushtimin e saj në parandalim të tensioneve.
Kurti për reciprocitetin me Serbinë: Ne do të diskutojmë për zgjidhje, jo për shtyrje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Bruksel se gjatë takimit me Escobar dhe Lajçak, është diskutuar për elemente të kornizës që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.
Kurti theksoi se të enjten pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale, me të gjitha vështirësitë dhe pengesat.
“Mirë shkoi takimi, ishte takim përgatitor se çka zhvillohet nesër. Janë dy tema elementare, ajo e kornizës së përgjithshme për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe tjetra ka të bëjë me çështjet aktuale, ku pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë Kurti para mediave.
Ai ka insistuar që Kosova është për reciprocitet me Serbinë, duke thënë se do të diskutohet për zgjidhje, e jo për shtyrje.
“Është e mundshme që ne nuk do të lëshojmë më 1 shtator sepse edhe Serbia do të heq dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Derisa do të ketë targa të përkohshme në anën e Serbisë, do të ketë të tilla edhe në Kosovë”.
“Ne po diskutojmë për zgjidhje jo për shtyrje, e kemi shtyrë më 31 korrik për datën 1 shtator, por ne shtyrjen e kemi bërë vetëm në momentin kur janë hequr të gjitha barrikadat. Serbia ka hequr dorë nga targat e përkohshme dhe nuk i kemi vënë as ne, tash i kemi letrat ngjitëse. Reciprociteti është parimi. Nuk kemi qëllime të njëanshme dëmtuese”, është shprehur Kurti.
Kreu qeveritar foli edhe për lirinë e lëvizjes.
“Për të pasur liri të lëvizjes duhet të ketë vetëm rrugë legale, ato ilegale duhet të mbyllen… Sa i përket vendkalimeve kufitare po e bëjmë atë që Serbia e bën tash e 11 vjet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri