Nga: Mitro Çela
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. Me këtë rast, populli, edhe pa dijen e tij, i ndërtoi një vilë në zemër të Bllokut. Me dy kate. Me pishinë brenda. Me një duzinë me dhoma. Me një sallë për mbledhje.
Ndërkohë kinostudjo po xhironte një dokumentar për jetën e liderit të komunizmës. Një pjesë e dokumentarit do të “thurej” në vilë.
Sipas skenarit, në mes të podiumit zuri vend shoku Enver. Në një anë kryeministri, shoku Adil Çarçani. Në krahun tjetër zëvendëskryeministri, shoku Besnik Bekteshi.
Salla e mbushur me naftëtarë dhe minatorë. Mes gazetarëve isha i ftuar edhe unë, në atë mot shef i sektorit ekonomik në “Zërin e Popullit”
Çdo mizaskenë xhirohej nën syrin vigjilent te shoqes Nexhmije.
Për ta përtypur më mirë tregimin, duhet të them, se në atë mot, shoku ynë Enver vuante nga skleroza.
Kur u ndezën kamerat e mori fjalën shoku Enver:
– Sot dua t’i flas popullit tim, trim dhe liridashës për naftë. Pse do të thoni ju? Ua thom unë: Nafta çan bllokadën. Nafta në memëdhenë tënë shtrihet në formë trekëndëshi: Tomorr, Kuçovë, Cakrran, Vlorë, Shëngjin.
– E dini sa naftë prodhuam në vitin 1980? Ua thom unë: 1.3 milionë tonë. Një vit më vonë, në vitin 1938…
– 1981, shoku Enver – ndërhyri me takt shoqja Nexhmije.
– Edhe ne të udhëheqjes i lajthitim vitet – tha buzëgas, shoku Enver.
– Një vit më vonë u prodhuan 200 milionë tonë naftë….
E mori ferra uratën. Shoqja Nexhmije u bëri me shenjë kamerave. Mori mikrofonin:
– Tani, bashkë me shokun Enver do bëjmë një xhiro në kopështin e shtëpisë.
Kamerat punonin. Herë pas here shoku Enver pyeste shoqen Nexhmije:
– Si dola?
– Shkëlqyeshëm!
Sipas skenarit, personazhi do rikthehej në vilë për të pirë kafe.
Në hyrje të vilës ishin katër-pesë shkallë. Unë u ndodha tek dera. Çifti po ngjiste shkallët. Shoku Enver më zgjati dorën:
– Ky është Mitro Çela. Gazetar – tha shoqja Nexhmije.
– Ou…! Të kam lexuar? Shkruan në gazetën “Le Monde”? Foli frëngjisht…
– Jo shoku Enver. Mitroja është gazetar tek “Zëri i Popullit”…
U futëm në sallë. Shoku Enver takonte punëtorinë. U afrova edhe unë. Më përqafoi dhe më foli në rrëzë të veshit frëngjisht:
– Më dërgo telegram, kur ta botosh reportazhin. Jam i abonuar në “Le Monde”…
Shënim: Dy vite më vonë shoku Enver vdiq. Tre vite më vonë, mua më vunë “fshesën” nga “Zëri i Popullit”. Nisa punë korrespodent i gazetës “Bashkimi” në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd..
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Bokaçio në skenë
Ndjenja universale dhe një finesë e veçantë: Poezia “Buzë lumit” e Mirko Gashit
HISTORIA E SHKATËRRUAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025