Devin Ekstrom është kthyer në shtëpinë e tij në New Hempshire të Shteteve të Bashkuara, pas dhjetë javësh në shërbimin ushtarak.

Kjo e ka gëzuar pa masë qenin e tij Indus, që i hidhej sipër i emocionuar, pasi i kishte munguar shumë edhe pse jo për kohë aq të gjatë, transmeton Telegrafi.


Pamjet e takimit mbresëlënës, janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke mbledhur edhe shumë reagime pozitive.

“Ngjanë sikur një mrekulli e festave, të takosh mikun më besnik pas një kohe të gjatë” ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/