Site icon Telegrafi

Takimi Biden-Von der Leyen, flasin për dialogun Kosovë-Serbi dhe Propozimin evropian

Foto: AP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në takimin e së premtes në Shtëpinë e Bardhë kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

E presidentja e KE-së në një konferencë për media u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse kanë diskutuar për dialogun, ndërkaq njoftoi se e kanë biseduar shkurt edhe këtë temë.

“E kemi prekur këtë temë shkurt… Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.  Nuk është e lehtë dhe ende ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por e rëndësishme është se po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët”, ka thënë Von der Leyen.

Ajo foli edhe për Propozimin evropian, gjersa theksoi se është një plan i mirë në tavolinë dhe shpreson në konstruktivitetin e të dyja palëve.

“Është një plan i mirë në tavolinë, ne presim dhe shpresojmë që dy palët të jenë konstruktive”, tha ajo.

Pjesën lidhur me dialogun Kosovë-Serbi mund ta ndiqni nga minuta e 05:30. /Telegrafi/

Exit mobile version