LAJMI I FUNDIT:

Takimet çerekfinale në ‘Final 8’ pritet të dhurojnë spektakël të basketbollit

Takimet çerekfinale në ‘Final 8’ pritet të dhurojnë spektakël të basketbollit
(Foto: basketbolli.com)

Nesër (e mërkurë) fillojnë çerekfinalet në Final 8 Kupën e Kosovës #VllesaPagesa. Në fakt, ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe RC Cola Dritës, takim gjysmëfinal i Kupës së Ligës së Parë.

Takimi i parë çerekfinal është ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, dy skuadra që e duan trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës. Vreshtarët së fundi janë përforcuar me Altin Morinën dhe Arian Qallakun, kurse rikthimi i Drilon Hajrizit ka ringjallur mitrovicasit që kanë rritur edhe ambiciet në këtë edicion.

Pas kësaj ndeshje do të bëhet edhe hapja solemne me një ceremoni të organizuar.


Sfida e dytë çerekfinale do të jetë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit janë përforcuar me Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratit, duke pasur një ekip shumë të komponuar, kurse Bashkimi gjithmonë ka aspirata të mëdha.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen në gjysmëfinale. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” në Therandë, ku do të zhvillohen të gjitha takimet e Final 8.

Orari

E mërkurë

13:00 Istogu – RC Cola Drita

16:00 Grupi B: Rahoveci – Trepça

18:30 Hapja solemne

19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli – Bashkimi

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori