Afrimi i 5 qershorit ka intensifikuar përpjekjet e ndërkombëtarëve për gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga gjendja e rëndë në të cilën është futur Maqedonia, njofton REL.
Partitë nuk mohojnë takimet, por detaje nuk japin. Dy blloqet vazhdojnë të mbrojnë pozicionet e tyre, pro dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor. Ekspertët ndërkohë nuk shohin pengesa juridike për thirrjen e një seance urgjente të Kuvendit tashmë të shpërndarë.
Përshkallëzimi i protestave që kanë hyrë në javën e tretë, afrimi i afateve për realizimin e zgjedhjeve, por edhe lëkundjet në qëndrimet e partive shqiptare, BDI dhe PDSH, se pa plotësimin e kushteve dhe pjesëmarrjen e të gjitha palëve, nuk mund të ketë zgjedhje të besueshme më 5 qershor, kanë intensifikuar përpjekjet e ndërkombëtarëve për vendosjen e dialogut mes partive politike.
Ato po zhvillohen me ndërmjetësimin e ambasadorit të SHBA-së, Jess Baily dhe atij të BE-së, Aivo Orav, por nuk jepen detaje për përmbajtjen e tyre.
Lidhja Social-Demokrate e opozitës dhe VMRO-ja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, thonë se bëhet fjalë për takime të rregullta në interes të gjetjes së modaliteteve për gjendjen e krijuar.
Sidoqoftë, epilog duhet të ketë brenda një jave, pasi deri më 11 maj partitë duhet të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për zgjedhje si dhe anëtarët e tyre për në këshillat zgjedhore.
Qëndrimi i deritanishëm i VMRO-së është për zgjedhje më 5 qershor derisa i LSDM-së kundër mbajtjes së tyre, pa tërheqjen e vendimit të presidentit për faljen e zyrtarëve të inkriminuar dhe plotësimin e kushteve tjera nga marrëveshja politike e vitit të kaluar, si pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në media.
Në rast të dështimit të zgjedhjeve, nga BDI-ja nuk kanë përjashtuar mundësinë që të kërkojnë kthimin e qeverisë së para marrëveshjes politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve në afatin e rregullt në vitin 2018, por njëkohësisht jane edhe për ruajtjen e mandatit të prokurorisë speciale për të vazhduar me hetimin e gjitha rasteve që dalin nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.
Në një situatë të tillë ekspertët e çështjeve juridike thonë se marrëveshje të re duhet të ketë, në të kundërtën gjendja do të vazhdojë të përshkallëzohet.
“Zgjidhje do të ketë pasi shteti nuk mundet të jetë peng i së drejtës. Nëse BDI-ja dhe PDSH-ja vendosin që të mos shkojnë në zgjedhje, mbajtja e tyre do të ishte jorelevante dhe në një situatë të tillë do të këkrohen mundësi juridike për anulimin e zgjedhjeve. Ndërkohë që sa i përket vendimit tjetër të presidentit vlerësoj se për të duhet të vendosin ekspertët”, thotë profesori i sistemit politik, Nikolla Dujoski.
Lidhur me aspektet jurdike për anulimin e vendimit të Kuvendit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese, thotë se Kuvendi nuk ka asnjë pengesë për të mbajtur një seancë të re.
Ai thotë se në bazë të Kushtetutës, mandati i deputetëve mund të vazhdohet në gjendje lufte, apo në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, por për thirrje të seancës, sipas tij, nuk ka ndonjë pengesë juridike.
“Edhe pse një situatë e tillë nuk është e saktësuar me akte normative, as me Kushtetutë, as me ligje, apo me rregulloren për funksionimin e Kuvendit, por duke u nisur nga e drejta se mandati i deputetit zgjat deri në verifikimin e mandatit të ri të Kuvendit, atëherë logjikisht nënkuptohet se kryetar i Kuvendit mund të thërret seancë për shkak të gjendjes politike të krijuar në vend. Pra, Kuvendi mund të thirret në çdo kohë edhe pse ai tashmë është i shpërbërë”, thotë Maksuti.
Lidhur me krizën politike në Maqedoni, ditë më parë është prononcuar edhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.
Ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se marrëveshja politike e vitit të kaluar ende ka të ardhme dhe se beteja kryesore është që të ketë zgjedhje të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare. Komisioneri Hahn gjithashtu ka theksuar rëndësinë që ka për vendin ruajtja e perspektivës euroatlantike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame