Takim Mariçiq – Bislimi: Bashkë jemi në rrugën evropiane, drejt të ardhmes më të mirë

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Kosovës, Besnik Bislimi, në të cilin, siç informojnë nga SÇE, ishin konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore të të dyja vendeve, si dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën e integrimeve evropiane dhe shfrytëzimit të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar.
“Interes i përbashkët është që të ecim para, të gjithë bashkë. Rruga jonë drejt BE-së nuk është e lehtë, por me qasje të përbashkët dhe bashkëpunim do ta bëjmë edhe më të shpejtë dhe më të lehtë. Bashkëpunimi i shkëlqyer ekzistues në të gjitha nivelet mes dy vendeve mund të avancohet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e integrimit evropian nga viti 2016, por gjithashtu edhe përmes projekteve rajonale, përmes të cilave më shpejtë do t’i arrijmë standardet evropiane”, tha Mariçiq.
Ai tha se progres në integrimet evropiane rajoni tashmë ka bërë, me ndarjen e statusit të kandidatit të Bosnjës e Hercegovinës, parashtrimit të aplikimit të Kosovës dhe liberalizimit të vizave, dhe se ai trend duhet të vazhdojë, me angazhim të përbashkët.
Se a do të bëjmë hap më të vogël ose më të madh drejt BE-së varet nga ne, por, duhet të bëjmë hap para drejt BE-së çdo vit. Për këtë është me rëndësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të ulen në tryezën e njëjtë dhe të demonstrojnë koncensus, unitet dhe gatishmëri që të lëvizin bashkë drejtë BE-së”, tha Mariçiq, duke inicuar takimin e përbashkët të të gjithë ministrave të integrimeve evropiane nga vendet e rajonit.
Bislimi tha se “të dyja vendet ndajnë vlera dhe aspirata të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se është shumë me rëndësi që Kosova ka partner të sinqertë si Maqedonia e Veriut në realizimin e qëllimit të saj strategjik.
“Na presin shumë sfida, e rëndësishme është të jemi të vendosur në rrugën evropiane. Koha e gjatë e kaluar në dhomën e pritjes të BE-së na ka bërë më të gatshëm për të zbatuar reformat dhe për të përfunduar procesin e negociatave”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.
Mariçiq në takim konfirmoi se Maqedonia e Veriut është partnere e sinqert dhe mike e Kosovës dhe se jemi në dispozicion për bashkëpunim, shkëmbim të përvojave dhe njohurive në procesin e bisedimeve me BE-në.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura, si kusht për përparim më të shpejtë në reforma dhe drejt BE-së. Në këtë drejtim, Mariçiq tregoi se vendi ynë do të vazhdojë të mbështesë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se shpreson se ajo që u ra dakord mes dy palëve në Ohër do të jetë një bazë e mirë për arritjen e një kompromisi evropian, i cili do të jetë i dobishëm për gjithë rajonin.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, me ftesë të Grupit për Hulumtim të Politikave në Ballkan, Fondacionit BFPE për një shoqëri të përgjegjshme dhe Këshillit Atlantik, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të marrë pjesë në një konferencë në kuadër të Iniciativës për Dialogjet Ballkanike, me temë: “BE dhe Ballkani Perëndimor: siguria, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi”, me temën: “BE dhe Ballkani Perëndimor: siguria, bashkëpunimi dhe integrimi rajonal”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Kuvendi votoi mosbesimin ndaj tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, vijon seanca ndaj dy anëtarëve tjerë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare