Valët gjigante që lëviznin me shpejtësi prej 220 kilometra në orë, ka bërë që në Japoni të humbin jetën gjashtë persona dhe dhjetëra tjerë të lëndohen.

Raportohet se miliona tjerë janë evakuuar për shkak të tajfunit që e ka goditur këtë vend, që po konsiderohet më i rrezikshmi në 25 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.


japonia 1

Tajfuni Jebi ka goditur bregun perëndimor të Japonisë, ku për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dheut, kjo zonë është shndërruar në një "vend fantazmë".

japonia 2

Një video e publikuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, shfaq kulmin e stacionit të trenit duke u shembur në Kyoto, duke bërë që pasagjerët të vrapojnë si të çmendur për t'i shpëtuar vdekjes.

japonia 3

Ndërkaq, ajo çfarë ka shokuar më së shumti qytetarët, është anija gjigante cisternë e cila nga valët e mëdha përplaset me një urë.

japonia 4

Anija 2,591 tonë shihet se si përplaset në urën që lidh qytetin me aeroportin, ku si pasojë e përplasjes së fuqishme ura shkatërrohet, por asnjë person që ishte brenda anijes nuk lëndohet.

japonia 5

Disa zona janë përmbytur plotësisht nga uji dhe për këtë po konsiderohet si tajfuni më i rrezikshëm. Raportohet se aeroporti ndërkombëtar i Osakas, Kansai është tërësisht i mbuluar nga uji. /Telegrafi/

japonia 6

japonia 7

japonia 8

japonia 9

japonia 10

japonia 11

japonia 12

japonia 13

japonia 14

japonia 15

japonia 16

japonia 17

japonia 18

japonia 19

japonia 20 e1536075413139

japonia 21

japonia 22

japonia 23

japonia 24