LAJMI I FUNDIT:

Tahiri viziton Podujevën: Zona Ekonomike e Llapit do të jetë prioritet kyç i Qeverisë

Tahiri viziton Podujevën: Zona Ekonomike e Llapit do të jetë prioritet kyç i Qeverisë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka vizituar Komunën e Podujevës, ku nga atje premtoi se Zona Ekonomike e Llapit do të jetë prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës dhe i tij personalisht për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik lokal.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se në këtë takim ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për finalizimin e projekteve infrastrukturore të nisura më parë në Komunën e Podujevës më konkretisht magjistralen Prishtinë-Podujevë.


Gjatë vizitës së tij në Podujevë, Tahiri ka bërë homazhe në sheshet e dëshmorëve.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kisha kënaqësinë që sot të takoj kryetarin në detyrë të Komunës së Podujevës z. Nexhmi Rudari, me të cilin diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjelltë në të gjitha sferat ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Podujevës.

Duke e ditur se Podujeva është në zonën kufitare, u zotova se Zona Ekonomike e Llapit do të jetë prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës dhe i imi personalisht për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik lokal. Gjithashtu u dakorduam që të mbështesim bizneset e Podujevës me programin e Rimkëmbjës Ekonomike, pasi që shtylla e zhvillimit ekonomik të kësaj zone bazohet pikërisht në sektorin privat.

Në këtë takim theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për finalizimin e projekteve infrastrukturore të nisura më parë në Komunën e Podujevës më konkretisht magjistralen Prishtinë-Podujevë. Më këtë rast u zotova se si Zëvendëskryeministër do t’i adresojë të gjitha çështjet kruciale me të cilat do t’i krijojmë mekanizmat për përfundimin në afatin më optimal të këtyre projekteve.

Bashkë me z. Rudari me nderime të larta, bëmë homazhe në sheshet e dëshmorëve, ku nderuam veprat sublime të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Ali Ajeti, sakrificat e të cilëve ngriten në piadestalin më të lartë të lirisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori