LAJMI I FUNDIT:

Tahiri thotë se NISMA mund të bëhet pjesë e Qeverisë së LDK-së

Tahiri thotë se NISMA mund të bëhet pjesë e Qeverisë së LDK-së

Xhafer Tahiri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Debat Plus, me Ermal Pandurin, duke e analizuar një koalicion të mundshëm me partitë politike aktuale nga koalicioni  PAN, ka bërë të ditur se vetëm NISMA, mund të bëhet pjesë e Qeverisë , e cila sipas Tahirit do të udhëhiqet nga LDK-ja.

“Unë mendoj që as para e as pas zgjedhjeve PDK-ja, nuk mund të bëhet pjesë e koalicionit tonë. Kjo parti ka nevojë të shkojë në opozite të pastrohet dhe pozita e PDK-së. Do t’i bëjë mirë edhe Qeverisë edhe vendit… PSD pa një koalicion nuk do ta kalojë pragun zgjedhor dhe nuk shoh të mundur një koalicion me këtë parti. Nëse PSD e kalon pragun nuk mund ta përjashtoj [nga koalicioni qeveritar]. Edhe  AAK-ja do të shkojë në opozitë”, tha Tahiri, përcjell Telegrafi.

Tahiri ka bërë të ditur se partia e drejtuar nga Fatmir Limaj, NISMA, mund të behët pjesë e qeverisë që do të drejtohet nga LDK.


Tahiri: Jam për koalicionin LDK-LVV
Lexo po ashtu Tahiri: Jam për koalicionin LDK-LVV

Mirëpo, sipas tij kjo mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve, kjo pasi i duhen numrat për formimin e Qeverisë.

“Vetëm NISMA, nga PAN mund të bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo pasi preferoj që të shkojmë të vetëm në zgjedhje kështu mendoj që edhe partitë e tjera të shkojnë të vetme”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri: Zbardhja e vrasjeve të njerëzve të LDK-së nuk kanë qenë në dorën tonë
Lexo po ashtu Tahiri: Zbardhja e vrasjeve të njerëzve të LDK-së nuk kanë qenë në dorën tonë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, përballë analistëve,  në RTV Dukagjini është shprehur se sipas sondazheve LDK është partia e parë në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori