LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takoi anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Tahiri takoi anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ministri Tahiri ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që sa më shpejt të fillojnë punën dhe t’iu përgjigjen nevojave të profesionistëve për të hyrë në këtë provim, meqenëse ka kaluar kohë e gjatë që kur i njëjti nuk është organizuar.

“Ministria e Drejtësisë do të fasilitojë gjithë procesin, do të jemi në dispozicionin tuaj që për të gjitha çështje administrative t’iu ndihmojmë në organizimin sa më të suksesshëm të këtij provimi, që do t’iu mundësojë profesionistëve të fushës për të verifikuar dijen e tyre dhe për të marrë kualifikimin e nevojshëm për të ushtruar profesionin e tyre në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Tahiri.


Nga ana e tij, kryetari i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka shprehur gatishmërinë e komisionit që provimi të organizohet sa më shpejt.

Në takim është diskutuar edhe për projektligjin për Provimin e Jurisprudencës, konkretisht për opsionet e ndryshme që do të mundësonin organizim më të mirë të këtij provimi në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori