LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: S’ka asnjë pajisje përgjimi

Tahiri: S’ka asnjë pajisje përgjimi

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hodhi poshtë pretendimet e opozitës për ekzistencën e një pajisjeje përgjimi në zyrat e Policisë së Shtetit.

“Policia e shtetit nuk ka, nuk ka patur dhe as i lejohet që të ketë në të ardhmen një pajisje përgjimi. Në Policinë e Shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi. Ata që çirren për këtë do të marrin përgjigje shumë shpejt”, tha Tahiri.

Ministri tha nga Akademia e Policisë së Shqipërisë, se prokuroria ka të gjitha mjetet ligjore për të hetuar këto pretendime dhe i ofroi asaj bashkëpunimin e plotë në hetimin e saj.


Tahiri u shpreh i gatshëm që të paraqitet në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, sapo t’i mbërrijë ftesa për dëgjesë, ndërsa akuzoi opozitën se po sulmon politikisht policinë e shtetit.

“Policia është në vijë të parë të sulmeve të tyre dhe unë këtë e kuptoj. Duan të intimidojnë Policinë e Shtetit, por nuk do ja arrijnë”, tha ai.

Lidhur me rastin e Klemend Balilit, Tahiri kishte të njëjtën përgjigje si Ylli Manjani.

“I bashkohem Ylli Manjanit për këtë, pyesni prokurorinë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori