LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: S’i dalim kundër Kurtit në betejë me Serbinë

Tahiri: S’i dalim kundër Kurtit në betejë me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se interpelanca e thirrur nga kjo parti është për shkak se mendojnë se duhet të ketë reflektim të qeverisë në lidhje me agjendën e Serbisë.

Tahiri tha se nuk ka mëdyshje që Serbia është duke e luajtur lojën e saj për destabilizim.

“Dy elemente janë të rëndësishme që të thuhen, një është se Vuçiqi e ka në pullë veprimin politik në Kosovë përmes Listës Serbe. Dhe, këtë nuk e kemi vë në mëdyshje”, është shprehur Tahiri për Klan Kosova.


Tutje, ai tha se në diskursin publik dhe atë që e prezantojnë ShBA-ja dhe BE-ja, oferta ka degraduar.

“Para se të ndodh vendimi, debati ka qenë ‘shtyje për 10 muaj’ dhe menjëherë që e ka bërë shkallëzimin e vendimit, disa vende të BE-së i dhanë një mbështetje të vogël, por të nesërmen të gjitha këto vende ia kërkuan Kurtit shtyrjen e vendimit dhe themelimin e asociacionit”, është shprehur Tahiri.

Më tej, i pari i deputetëve të AAK-së, tha se pozicioni i Kosovës është dobësuar karshi arritjes së një marrëveshjeje, teksa shtoi se si parti nuk do i dalin kundër kryeministrit të vendit në betejë me Serbinë.

“Ne nuk i dalim Albin Kurtit e Serbisë kundër kur është në betejë me Serbinë. Në qoftë se dikush mendon se ne do ta marrim ndonjë veprim që ta rrëzojmë Albin Kurtin në këtë kohë, janë gabim”, tha Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori