LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Rusia me ambicie gjeopolitike për rajonin

Tahiri: Rusia me ambicie gjeopolitike për rajonin

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se rajoni në këtë kohë po ballafaqohet me disa sfida shtesë të cilat nuk është dashur të ndodhnin.

Sipas Tahirit, këto sfida me të cilat po ballafaqohet rajoni, është prekur dhe Kosova e në përgjithësi Ballkani Perëndimor.

Këto komente Tahiri i dha në fjalimin e saj në Samitin e Komisioneve për punë të Jashtme i cili është duke u mbajtur në Kosovë.


”Zhvillimet ndërkombëtare, deshëm apo s’deshëm kanë sjellë gjëra të tjera në agjendën e Ballkanit Perëndimor”.

”Bashkëpunimet rajonale dhe fqinjësia e mirë është më shumë në dorën se sa në duart e faktorëve të tjerë”.

”E nëse do të mund të avancojmë bashkëpunimet tona në të gjitha fushat e rëndësishme, besoj që ma shumë do t’i japim argumente BE-së për të integruar Kosovën”.

”Bashkimi Europian ka një kohë që shfaq një lodhje dhe nuk është e qartë në çështjen e zgjerimit të integritetit”.

”Ne duhet të jemi ata që duhet të tregojmë se paqja në Ballkan është ajo që e sjell Integritetin Europian. Në shtete kemi nevojë të sundojmë ligjin, të luftojmë krimet siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar”.

”Por ne në fakt nuk kemi përfunduar disa çështje”.

”Është dialogu me Serbinë, që mbetet ende punë për të bërë por mund të vlerësojë se është arritur pothuajse deri tek një normalizim i qëndrueshëm”.

”Normalizimi i qëndrueshëm Kosovë – Serbi ndodh vetëm kur bëhet njohja reciproke mes dy shteteve”.

Veç tjerash, ministrja Edita Tahiri në Samitin e Komisioneve shtoi se Rusia po tenton të ndikojë negativisht në rajon por që është thellimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Europës ajo që përçon mesazh se kemi një vend euroatlantik, njofton Klan Kosova.

”Krahas agjendës së brendshme të vendeve të rajonit ne na u janë shtuar disa ambicie gjeopolitike”.

”Këtu e kam parasysh Rusinë, që ka shfaqur hapur ambiciet për të rritur ndikimin në rajon. Prandaj ne duhet të rrisim bashkëpunimin që të tregojmë se rajoni ynë është euroatlantik”.

”Këtu na duhet bashkëpunim më i madh i gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor e SHBA-së e sidomos kur tashmë ka ardhur dhe administrata e re amerikane”.

”NATO është i vetmi institucion i sigurisë në mbarë botën, dhe për Ballkanin këto faktorë janë qenësor”.

”Ballkani ka nevojë për forcim të prezencës dhe përkrahjes së Bllokut Euroatlantik për t’i dhënë mesazhe atyre ndikuesve negativ në këtë që është arritur”.

”Kur përmenda Rusinë nuk janë shembuj konspiracioni, janë shembuj konkret për Malin e Zi, e për Serbinë mos të flasim”.

”Anëtarësimi sa më i shpejtë i Malit të Zi në NATO do të mbyllë çdo qasje të Rusisë në rajon”.

”Kemi dalë nga luftëra por kemi vizion të qartë për ardhmërinë. Nuk është vetëm udhëtim në Europë por edhe reformim në shtëpi”, ka përfunduar Tahiri, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori