LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i reagon Haxhiut: Problemet me pronën “Vicianium” i krijuat vetë

Tahiri i reagon Haxhiut: Problemet me pronën “Vicianium” i krijuat vetë

Kryetari i Vushtrrisë i është përgjigjur akuzave të ministres Haxhiu në lidhje me punimet që po zhvillohen në pronën e ish Motel Vicianum.

Tahiri fajin e ka hedhur te vet ministrja, duke thënë se e njëjta ka refuzuar atë pronë t’iu kthejë komunës.

“Zonja Ministre,


Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve.

Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridike të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet!

Xhafer Tahiri”, ka shkruar Tahiri në një reagim ndaj ministres Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar sot nga Komuna e Vushtrrisë të pezullojë punimet në pronën “Vicianium” derisa ka kërkuar nga policia që ta zbatojë vendimin e Ministrisë për ndërprerjen e punimeve në këtë objekt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori