Tahiri për pagën e 13-të: Marre me u shpërnda për sektorin publik e mos të ndihmohet ai privat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se paga e 13-të për sektorin publik nuk ka qëllim të zbusë varfërinë, por është premtim para-elektoral dhe nga qeveria në pushtet shihet si mundësi për ndikim në vota në rast se vendi shkon në zgjedhje.
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri para gazetarëve e ka quajtur “ngushllak” diskutimin për këtë temë.
Ai ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që urgjentisht të marr veprime për punëtorët e sektorit privat, raporton kp.
“Rroga e 13 për sektorin publik për 80 mijë njerëz nga kjo qeveri as nuk ka qëllim me zbut varfërinë as nuk ka qëllim me zbut pabarazinë është vetëm një veprim që ka buruar prej zotimit para-elektoral; e duke e ditur që mund të shkojmë në zgjedhje mund të ketë ndikim në votë të sektorit publik dhe mund të ketë ndikim në zgjedhjet që mund të vijnë. Ajo që sot u them të gjithë anëtarëve të qeverisë është marre me ia shpërndarë pagën e 13-të sektorit publik e mos i shpërnda dhe mos i ndihmua askënd në sektorin privat. Sot mendja e njerëzve që kanë integritet dhe marre është tek ai punëtori që është në ndërtimtari sot... por kërkesa jonë është kjo që thash qeveri vepro për sektorin privat” , tha ai.

















































