LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nuk do ta lejojmë Serbinë që përmes Rusisë ta sulmojë Kosovën

Tahiri: Nuk do ta lejojmë Serbinë që përmes Rusisë ta sulmojë Kosovën

 Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku të drejtë fjale patën edhe përfaqësuesit nga Kosova.

Deputeti nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave dhe standardeve të Këshillit të Evropës dhe se pret që bëhet anëtarja e 47-të e saj.

“Dëshiroj ta nis fjalën time duke theksuar se Republika e Kosovës qëndron fuqishëm dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës. Ne kemi përfshirë, edhe pse nuk jemi anëtar, të gjitha parimet e të drejtave të njeriut të Këshillit në Kushtetutën dhe legjislacionin tonë. Dhe, ne presim të bëhemi anëtari i 47-të i Këshillit, ashtu që qytetarët tanë të kenë qasje në Gjykatën e Strasburgut”.


“Si shtet, në dhjetë vitet e fundit kemi qenë të përkushtuar për dialog, kemi qenë të drejtë dhe të sinqertë, edhe pse kemi pasur një luftë të tmerrshme”, tha Tahiri.

Tutje theksoi se Qeveria e Kosovës, përfshirë këtu edhe partitë opozitare, mbështesin plotësisht procesin e dialogut, mbështesim plotësisht normalizimin dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare, e cila do të jetë ligjërisht e detyrueshme, dhe e cila do t’u mundësojë Kosovës dhe Serbisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Lidhur me temën, dua të theksoj disa gjëra në mënyrë kronologjike: Qeveria e Kosovës ka marrë vendim ligjor për anulimin dhe ndalimin e lëshimit të targave ilegale, të cilat janë targa të Kosovës të lëshuara në Serbi, veprimet e mëvonshme janë planifikuar nga regjimi në Serbi. Barrikadat, sulmet kundër Policisë së Kosovës, sulmet kundër misionit paqeruajtës të NATO-së, personelit, dhe më pas sulmet kundër EULEX-it. Ajo që ne donim është të rikthejmë sundimin e ligjit në Kosovë”, u shpreh deputeti i AAK-së.

Po ashtu gjatë fjalimit u bëri disa pyetje KiE-së.

Pse duhen këto tensione?

Pse duhen këto tensione vetëm 40 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës?

“Ne e dimë shumë mirë, sepse kemi pasur një luftë vërtet të tmerrshme. Falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të NATO-së jemi të lirë”.

“Ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës Bashkimit Evropian dhe të gjithë ata që ishin përkrahës. Ne e dinim se çfarë do të thotë të ishe pakicë, nuk kemi frikë nga serbët e Kosovës, por nuk do të lejojmë kurrë që regjimi serb, përmes Rusisë, përmes trupave të Vagnerit, të sulmojë vendin tonë. Ne i përkasim Evropës, ne jemi evropianë dhe do të jemi gjithmonë me ju”, shkroi Tahiri në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori