Akuzave të kryetarit Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se Qeveria e Kosovës po e pengon lejimin e një hetimi ndërkombëtar për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari i është përgjigjur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se zgjidhja e çështjes së vdekjes së Astrit Deharit, ka mbetur prioritet për të.
“Albin Kurti vazhdon të manipulojë me një diskurs që në njërën anë privatizon individin, ndërsa në anën tjetër është përjashtues ndaj shoqërisë dhe institucioneve shtetërore”, ka thënë Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Që në fillim të mandatit jam përkushtuar për të bërë të mundur një superekspertizë ndërkombëtare për rastin Dehari, madje me kërkesë të prindërve, kemi tejkaluar edhe rekomandimet e Kuvendit duke bërë të mundur që kjo ekspertizë të kryhet në një institut në Zvicër, konform kërkesës së tyre.
Albin Kurti vazhdon të manipulojë me një diskurs që në njërën anë privatizon individin, ndërsa në anën tjetër është përjashtues ndaj shoqërisë dhe institucioneve shtetërore. Këtë praktikë e zbatoi edhe sot gjatë një konference për medie. Ndjej vërtetë keqardhje për mënyrën se si ende manipulohet me rastin e të ndjerit Dehari dhe mbi mënyrën se si Albin Kurti përpiqet t’u vë gjërave konkrete, mjegullën e tij ideologjike.
Dua t’i kujtoj Albinit, se Astrit Dehari, para se të ishte anëtar i Vetëvendosjes, ishte qytetar i Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës ka përgjegjësi për të gjithë qytetarët e saj pa dallim përkatësie politike, shumëfish dhe në mënyrë absolute në raport me pretendimet e përgjegjësisë që mund t’i kërkojë një grup politik, kushdo qoftë ai.
Dua të njoftoj të gjithë qytetarët se Prokurori i rastit, përmes Ambasadës së Zvicrës ka vënë kontakte dhe është në komunikim e sipër me institutin zviceran, me qëllim të qartësimit të plotë të këtij rasti”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?