LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: As Haradinaj dhe as Thaçi nuk vendosin për liberalizimin e vizave

Tahiri: As Haradinaj dhe as Thaçi nuk vendosin për liberalizimin e vizave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një deklaratë së fundmi për media ka thënë se beson se liberalizimi i vizave do të ndodhë në muajin qershor.

Në të njëjtën linjë me presidentin Thaçi është shprehur edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai gjatë një konference për shtyp të premten ka thënë se gjithashtu beson se liberalizimi mund të ndodhë në muajin qershor.


Por me këtë nuk po pajtohet deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se asnjëri nga liderët shtetërorë të Kosovës, nuk vendosin për heqjen e vizave.

“O qytetarë të vendit, nuk ka liberalizim të vizave fare, se nuk vendos as Presidenti Thaçi dhe as Ramushi, por vendosin ata zotëritë atje që erdhën dhe thanë votone Demarkacionin se në këtë vit ndodh liberalizimi, e ata veç na i këputën shpresat, duke na thënë që mund të mos ndodh as në 2022 liberalizimi vizave!”, ka shkruar Labinot Tahiri.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

O nuk ka liberalizim se nuk jem na këtu në Bruxel, po në Prishtinë. Ata atje vendosin.

Megjithëse e kam mik të mirë, Kryeministrin Ramush Haradinaj, nuk pajtohem me ate se si po i jep afate se kur ndodh liberalizimi vizave!!!

Po ashtu edhe Presidenti Thaqi paska thënë se në qershor ndodh Liberalizimi! E që nuk është ka i vje era Liberalizim, apo ndoshta kemi me dhënë akoma ndonjë gjë të madhe për liberalizim! Nuk i dihet!

O qytetarë të vendit, nuk ka liberalizim të vizave fare, se nuk vendos as Presidenti Thaqi dhe as Ramushi, por vendosin ata Zotritë atje që erdhen dhe thanë votone Demarkacionin se ne kētë vit ndodh liberalizimi, e ata veq na i këputen shpresat, duke na thanë që mund të mos ndodh as në 2022 liberalizimi vizave!

Ky është realiteti, ju mund të vazhdoni e të më shani, por sigurisht tani jam në ndjenjen e juaj si qytetarë veq me shikua seri se si keni prit e durua kaq gjatë me premtimeeeeee Boshe.

Po çfarë vizash te ….. more harrone!

Kqyr rrasni rininë në punë qetu pari se ma shpresë nuk ka kush për kêtë vend!(sic)

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori