LAJMI I FUNDIT:

Tahiri e njofton Apostolovën me prioritetet e tij si zëvendëskryeministër

Tahiri e njofton Apostolovën me prioritetet e tij si zëvendëskryeministër

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova të cilën e njoftoi lidhur me punën, prioritetet dhe vizionin e qeverisë për procesin e integrimit evropian.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë këtij takimi ka konfirmuar se ekziston një përkushtim që të vazhdojnë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione.

Postimi i plotë i Tahirit:


“Sot takova shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj. Nataliya Apostolova të cilën e njoftova lidhur me punën, prioritetet dhe vizionin tonë në procesin e integrimit evropian. Konfirmova se ekziston një përkushtim që të vazhdojmë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione.

Shefen e Zyrës së BE-së, znj. Apostolova, e njoftova se top prioritetet e mia në këtë mandat janë avancimi i reformës së administratës shtetërore, modernizimi dhe evropianizimi i saj, forcimi i partneriteteve vendore dhe ndërkombëtare, demokratizimi dhe gjithëpërfshirja publike e civile”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori