Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, për herë të parë ka folur për detajet rreth aksionit të kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.
Tahiri ka thënë se numri i qytetarëve kosovarë të kthyer në Kosovë para aksionit të 19 prillit ka qenë më i madh se sa në aksionin e marrë nga shteti i Kosovës.
“Ata janë kthyer në forma të ndryshme. Disa nga ta kanë rënë në duart e Interpolit, disa të tjera kanë rënë në dorë të forcave turke, e të tjerë janë kthyer nga tmerri që kanë përjetuar në zonat e luftës”.
“…Numri i të kthyerve para 19 prillit është diku 135. Ata janë kthyer pa ndonjë organizim, por dikush mund të jetë ndihmuar nga shteti i Kosovës. Llogaritet se rreth 60 kosovarë që ne mendojmë se janë gjallë, janë ende në zonat e luftës. Një pjesë e tyre janë kapur nga regjimi i Asadit, ndërsa ka edhe gra që kanë mbetur ende atje”.
Ministri i Drejtësisë ka thënë se disa detaje nuk mund të bëhen publike për të ruajtur jetën e atyre që kanë mbetur atje.
“Ne kemi filluar aksionin në muajin tetor të vitit të kaluar. AKI, Ministria e Drejtësisë, Policia e Kosovës nuk e ka pasur të qartë fotografinë. Kemi punuar për të kuptuar sa prej tyre janë të burgosur, sa janë robër lufte, sa gra e sa fëmijë. Mund të them se AKI dhe Policia kanë bërë një punë të shkëlqyer. Tash ne e kemi profilin e qartë për secilin që gjendet në zonat e luftës”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Tahiri ka thënë se deri më tani 63 persona në Kosovë janë dënuar për terrorizëm.
Ai ka thënë se nga operacioni i shtetit të Kosovës në Siri ka qenë një problem shumë i madh kthimi i nëntë jetimëve, që u janë vrarë te dy prindërit në Siri.
“Këto tri javët e fundit personalisht kam pasur trauma. Ka qenë një situatë ku kemi pasur përgjegjësi të madhe. Vështirësia e madhe ka qenë kthimi i nëntë jetimëve pa asnjërin prind. Na u paraqit një vështirësi e madhe pasi nuk kishin as dokumente identifikimi. Nuk donim të merrnim në avion fëmijë që nuk ishin të Kosovës”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët