Sulmuesi Muhamet Hyseni do të rikthehet sërish në elitën e futbollit kosovar, për të veshur edhe një herë tjetër fanellën e Llapit.

Vitin e kaluar pas paraqitjeve të mira në Superligën e Kosovës, Hyseni u transferua tek Horsens, një ekip nga Danimarka që bën gara në kategorinë e dytë.


Megjithatë, aventura e Hysenit atje nuk shkoi ashtu siç ishte menduar fillimisht dhe ai tani është riktheyr sërish në shtëpinë e tij të vjetër.

Këtë e ka bërë të ditur vet trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili me entuziazëm të madh ka mirëpritur rikthimin e Hysenit në skuadrën e tij.

Muhamet Hyseni 2

“Një vit ishte i zymtë pa ty por po rikthehesh atëherë kur Llapi kërkon trofeun e shumë pritur sepse për trofetë e stolisur ti ishe margaritari. Nga sot fillon lufta e vërtetë! FORCA LLAPI”, ka shkruar Batatina në Facebook.

Hyseni zhvilloi 15 ndeshje me fanellën e klubit danez, por ia doli të shënojë vetëm dy gola dhe kishte një asistim.

Vlen të theksohet se për të siguruar shërbimet e tij, Horsens kishin paguar rreth 650 mijë euro./Telegrafi/

telegrafi sport app