LAJMI I FUNDIT:

Tableta Xiaomi Pad 5 do të shitet në Evropë

Tableta Xiaomi Pad 5 do të shitet në Evropë

Xiaomi ka prezantuar serinë 11T të smartfonëve, por gjithashtu ka konfirmuar ardhjen e kompjuterit tablet Xiaomi Pad 5 në tregun evropian.

Pad 5 do të jetë i disponueshëm në dy versione, njëri do të ketë 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, dhe tjetri 6 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Këto pajisje do të shiten në Evropë me një çmim respektivisht 349 dhe 399 euro, dhe blerësit e parë do të marrin një zbritje dhe çmimi do të jetë 299 euro.


Për sa i përket specifikimeve kryesore, tableti ka një ekran IPS LCD 11-inç me një rezolucion prej 2,560 x 1,600 piksele dhe mbështet HDR10, ndërsa shkalla e rifreskimit të ekranit është 120Hz. Pajisja mundësohet nga procesori Snapdragon 860 i Qualcomm dhe fuqizohet nga një bateri 8.720 mAh që mbështet karikimin 33W.

Pad 5 do të shitet në Evropë me një karikues 22.5W, kështu që ju duhet të blini një ngarkues shtesë 33W për të karikuar me një shpejtësi më të lartë.

Pajisja ka katër altoparlantë dhe mbështet Smart Pen të Xiaomi, i cili është i fiksuar anash me një magnet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori