LAJMI I FUNDIT:

Tabanoc, arrestohet një person me dokumente të falsifikuara

Tabanoc, arrestohet një person me dokumente të falsifikuara

Në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrolleve të policisë, më 26 shkurt është konstatuar se një 29-vjeçar nga Algjeria ka përdorur dokumente të identifikimit të një personi tjetër.

Siç njoftojnë nga MPB, ai gjatë kontrolleve ka dhënë letërnjoftimin me ermin e një 22-vjeçarit nga Greqia, ndërsa gjatë kontrolleve të zyrtarët policorë është konstatuar se e njëjta nuk i takon atij.

Algjeriani është arrestuar dhe është dorëzuar në stacionin policor në Kumanovë për procedurë të mëtejshme./Telegrafi/