Kosovës do t’i mungojë Vedat Muriqi në këtë ndeshje, por edhe në atë me Anglinë, pasi dëmtimi i marrë me Fenerbahcen në fundjavë ka dal të jetë i rëndë.

Në konferencë për shtyp, Milot Rashica e nënvizoi se është mungesë e madhe ajo e Muriqit, por do të mundohen që ta zëvendësojnë.


“Normal është mungesë e madhe, duke e ditur formën që po kalon si me klubi si me kombëtare. Nuk kemi çka të bëjmë, futbolli i ka këto. Edhe në ndeshjet tjera kanë munguar lojtarë, por kemi pas rezultat”.

rashica

“Shpresojmë të fitojmë për shtetin, tifozët, Vedatin, Hekuranin, Arbërin dhe ta marrim maksimumin”.

Miloti shtoi se është i gatshëm të luajë në sulm nëse ia kërkon trajneri.

“A mund të luash si sulmues? Unë shumicën e ndeshjeve i luaj si sulmues atje (Werder Bremen). Nuk e di formacionin, por ta shohim si thotë trajneri".

pergaditjet per ndeshjen Republika Ceke Kosova foto Ridvan Slivova 18

"Atje po luaj si sulmues, por kemi edhe lojtarë tjerë, pasi nëse na kemi ardhur deri këtu, ka qenë grupi që e ka bërë këtë”, ka thënë Rashica. /Telegrafi/

telegrafi sport app