LAJMI I FUNDIT:

A do ta lërë fitorja e Donald Trump Princin Harry pa vizë amerikane?

A do ta lërë fitorja e Donald Trump Princin Harry pa vizë amerikane?
Foto: EPA

Donald Trump është bërë presidenti i ri amerikan dhe shumë vetë tani janë kuriozë se çfarë do të ndodhë me vizën e princit Harry. Princ Harry, i cili në vitin 2020 u zhvendos në ShBA me Meghan Markle, tani është zyrtarisht rezident, sipas dokumenteve të dorëzuara në prill, ku specifikohet se ai është person me leje qëndrimi të përhershëm, shkruan DailyMail.

Megjithatë, gjatë fushatës së gjatë dhe të tensionuar presidenciale ndërmjet Donald Trump dhe Kamala Harris, presidenti i sapozgjedhur i ShBA-së deklaroi se do të marrë “masa të përshtatshme” lidhur me statusin e vizës së Harryt nëse zgjidhet. Ai gjithashtu kritikoi ashpër dukën e Sussex-it, duke e akuzuar për “tradhti të pafalshme” ndaj të ndjerës, Mbretëreshës Elizabetë II.

Polemikat rreth statusit të Harry-t filluan pasi duka pranoi në librin e tij të kujtimeve, “Spare”, se në të kaluarën kishte përdorur drogëra. Në aplikimin për vizë në ShBA, aplikantët janë të detyruar të deklarojnë çdo përdorim të mëparshëm të drogës. Ndërsa ende nuk dihet si e ka plotësuar aplikimin e tij duka, Trump më herët këtë vit deklaroi publikisht se Harry nuk do të marrë “trajtim të veçantë” nëse zbulohet se ka fshehur informacion për përdorimin e mëparshëm të drogës.


Foto: Getty Images

Në një intervistë për Reform MP, me drejtuesin e GB News, Nigel Farage, Trump u shpreh: “Do të shohim nëse dinë diçka për përdorimin e drogës, dhe nëse ka gënjyer, duhet të merren masa të përshtatshme”. Farage pyeti: “Masa të përshtatshme? Do të thotë kjo… dëbim nga Amerika?” Trump u përgjigj: “Nuk e di. Ju më thoni. Do të mendoje se duhet ta kishin mësuar tashmë”.

Trump më parë ka kritikuar Harry-n për heqjen dorë nga detyrat mbretërore dhe zhvendosjen e tij në Amerikë. Harry ka pranuar se në të kaluarën ka përdorur kokainë dhe marihuanë dhe ka theksuar se kanabisi e ka ndihmuar të përballojë traumën pas vdekjes së nënës. Ai gjithashtu ka pohuar se përdorimi i një droge psihoaktive e ka ndihmuar të kuptojë që nëna e tij dëshironte ta shihte të lumtur.

Në shtator të vitit 2020, pak pasi Harry dhe Meghan u zhvendosën në SHBA, çifti u bëri thirrje votuesve amerikanë që të “refuzojnë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet” gjatë zgjedhjeve presidenciale që u fituan nga Joe Biden. Edhe pse Harry dhe Meghan nuk mbështetën publikisht asnjë kandidat në zgjedhje, shumë njerëz e panë mesazhin e tyre si një kritikë të fshehtë ndaj Trumpit, duke shkaktuar akuza për shkeljen e protokollit që kërkon neutralitet politik nga anëtarët e familjes mbretërore.

I pyetur nga gazetarët gjatë një brifingu në Shtëpinë e Bardhë për komentet e tyre, Trump u përgjigj: “Nuk jam admirues i Meghan-it dhe ndoshta ajo e ka dëgjuar këtë. Por Harry-t i uroj shumë fat, sepse do t’i duhet”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar ndaj ndotjes së ambientit në Kosovë: Ne jemi të varfër në tru

Magazina
Kalo në kategori