LAJMI I FUNDIT:

A do ta besonit? Dy bletë punojnë së bashku për të hequr kapakun e një shisheje të Fanta

A do ta besonit? Dy bletë punojnë së bashku për të hequr kapakun e një shisheje të Fanta

Ky është momenti i pabesueshëm që dy bletë bashkojnë forcat për të hapur një shishe të Fanta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura në São Paulo, Brazil, tregojnë se dy bletët pozicionohen në të dy anët e shishes dhe përdorin “këmbët” e tyre për ta shtyrë kapakun lart.

Vetëm pak çaste më vonë, bletët arrijnë të heqin atë nga shishja me pije me sheqer dhe të shikojnë se si bie në tokë.


Pas skenave mbresëlënëse, të cilat thuhet se u kapën në 17 maj, njeriu që filmoi pamjet ka thënë për Viral Hog: ‘Videoja u regjistrua gjatë pushimit tim të drekës nga puna’.

Dhe sigurisht, pamjet që nga ajo kohë kanë marrë një mori reagimesh nga përdoruesit e mediave sociale.

Ndryshe, studime të shumta shkencore kanë hedhur më shumë dritë se si bletët punojnë së bashku dhe bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Për shembull, në vitin 2018, studiuesit e Universitetit të Harvardit zbuluan se si një tufë bletësh do të rrinë së bashku dhe do të lëvizin në unison kur foletë e tyre tronditen. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Interesante
U akuzua se vendosi lëndë shpërthyese me telekomandë për ta hedhur në erë macen – jep dorëheqje këshilltari komunal në Britani

U akuzua se vendosi lëndë shpërthyese me telekomandë për ta hedhur në erë macen – jep dorëheqje këshilltari komunal në Britani

Interesante
Kjo seksi-profesoreshë të detyron ta duash fizikën! (Video, +18)

Kjo seksi-profesoreshë të detyron ta duash fizikën! (Video, +18)

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
16 fakte interesante rreth Adolf Hitler-it

16 fakte interesante rreth Adolf Hitler-it

Kalo në kategori