LAJMI I FUNDIT:

Szczesny zbulon se kush e bindi që t’i bashkohej Barcelonës

Szczesny zbulon se kush e bindi që t’i bashkohej Barcelonës

Wojciech Szczesny zbuloi se Robert Lewandowski ishte personi i parë që e kontaktoi për mundësinë e rikthimit në futboll.

“Ai më telefonoi për të parë nëse do ta merrja parasysh daljen nga pensioni”, deklaroi Szczesny për faqen zyrtare të Barcelonës.

“Kisha nevojë për disa bindje, pasi isha i pasigurt nëse isha gati për sfida të reja. Pas bisedave me familjen dhe miqtë, ata më nxorrën në pah se do të isha budalla nëse do ta humbisja këtë mundësi, dhe në fund u pajtova”.


Lewandowski luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e Szczesny për t’u rikthyer, sipas portierit polak.

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Szczesny si lojtar të lirë për pjesën tjetër të sezonit. 34-vjeçari do të zëvendësojë Marc-Andre ter Stegen, i cili pësoi një lëndim që i përfundoi sezonin në shtator.

0:00 / 0:00

15 seconds

15 seconds

Szczesny u pensionua pas një periudhe të suksesshme në Juventus, ku zhvilloi 35 ndeshje sezonin e kaluar, duke pranuar vetëm 30 gola dhe duke mbajtur 15 herë portën e paprekur a në Serie A.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur gjithashtu për Arsenalin, Romën dhe Brentfordin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Sportet Luftarake
Raphinha humbi kontrollin pas ndeshjes, tentoi të përplasej me gjyqtarët - Flick intervenoi për ta larguar atë

Raphinha humbi kontrollin pas ndeshjes, tentoi të përplasej me gjyqtarët - Flick intervenoi për ta larguar atë

La Liga
Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Ndërkombëtare
Flick i lumtur me barazimin ndaj Betisit, ka disa fjalë edhe për Real Madridin

Flick i lumtur me barazimin ndaj Betisit, ka disa fjalë edhe për Real Madridin

La Liga
Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

La Liga
Enrique i lumtur me titullin e fituar, por ka një mision për ta bërë historik sezonin e PSG-së

Enrique i lumtur me titullin e fituar, por ka një mision për ta bërë historik sezonin e PSG-së

Ligue 1
Kalo në kategori