Kuvendi i Kosovës të premten do të mbajë dy seanca plenare, ku ndër të tjera deputetët e pozitës synojnë miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Lidhur me këtë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të kërkojnë takim me shefat e grupeve parlamentare në mënyrë që të dakordohen me partitë opozitare për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila ka thënë që synojnë një takim koordinues me partitë opozitare para seancës që do të mbahet të premten.
“Do të synojmë si pozitë që të kemi një takim koordinues paraprakisht me partitë opozitare, gjegjësisht me shefat e grupeve parlamentare, një ditë më herët në mënyrë që ajo çfarë është e rëndësishme dhe pritet nga ne si deputetë të Kuvendit, që të miratojmë marrëveshje ndërkombëtare të cilat zakonisht e kanë mbështetjen edhe të pozitës edhe të opozitës, të miratohen në seancën e 6 gushtit”, ka thënë ajo.
Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes ka bërë të ditur që më 6 gusht seanca e parë nga ora 11:00 do të jetë vazhdim i pikave të mbetura dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë dështuar dy herë me radhë, ndërsa pas përfundimit të saj pritet të mbahet seanca e re.
“Pas përmbylljes së seancës me vazhdimin e pikave nga seancat e papërfunduara, do të fillojmë me një seancë të re të Kuvendit të Kosovës e cila përveç pikave të zakonshme të cilat janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, gjithashtu do të ketë në agjendë shqyrtimin e dy projektligjeve të reja të cilat vijnë në Kuvend, atë për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe shqyrtimin e Projektligjit për mbeturina nga industritë nxjerrëse të mineraleve”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, ekzekutivi i ka dorëzuar kryesisë për miratim materialin për anëtarët e propozuar për bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për të cilën Komisioni për Ekonomi do të mblidhet nesër për t’u vendosur pastaj në rend dite më 6 gusht./KP/Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës