LAJMI I FUNDIT:

Sylvinho tregon çelësin e suksesit te Shqipëria

Sylvinho tregon çelësin e suksesit te Shqipëria

Trajneri Sylvinho vlerësoi jo pak paraqitjen e kuqezinjve në miqësoren ndaj Bullgarisë, teksa bëri thirrje për të qëndruar me këmbë në tokë, deri në sigurimin e kualifikimit në Gjermani.

Cilat janë impresionet pas kësaj miqësoreje?

Punohet me kokë dhe nuk ka miqësore. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë dhe ky është shpirti i kësaj skuadre.


Ernest Muçi tregon sakrificën që është i gatshëm ta bëjë për Shqipërinë
Lexo po ashtu Ernest Muçi tregon sakrificën që është i gatshëm ta bëjë për Shqipërinë

Kishit për herë të parë Marvin Çunin, që e provuat në krah dhe në qendër. Ku mendoni se është pozicioni ideal, duke qenë se luan në Serinë A?

Kur flasim për pozicionin e një lojtari, unë them se futbollistët e mëdhenj mund të luajnë në të majtë, në të djathtë, brenda karakterit të tyre. Ai është një futbollist i shpejtë dhe i gjatë, ndaj mund të luajë në krah, pro edhe në qendër. Është shumë i zgjuar dhe interesant.

Katër ndeshje në Air Albania, katër fitore, 9 gola të shënuar dhe zero të pësuar në këtë vit…

Lojtarët kanë kuptuar idenë për t’u organizuar dhe për të garuar fort në fushë. Kemi ndërtuar një skuadër të fortë psikologjikisht, që ka punuar shumë dhe është shpërblyer në fushë. Ky është çelësi i suksesit.

A ju kanë vënë në vështirësi Balliu dhe Mihaj?

Jam shumë i kënaqur me të gjithë futbollistët që hynë sot në fushë, pasi bënë shumë mirë të gjithë. Kjo është pikërisht ajo që ndikon në rritjen e skuadrës, paraqitja e të gjithë lojtarëve, jo vetëm atyre që janë titullarë. Duhet të jemi të gjithë titullarë.

Si ndiheni kur njerëzit ju cilësojnë si një hero që ka ndryshuar këtë kombëtare futbolli?

Ndihemi mirë, pasi është një moment i bukur dhe po e shijojmë. Jemi në një moment të rëndësishëm, por jemi afër dhe akoma nuk ka përfunduar asgjë. Jemi të kënaqur me rezultatet, me paraqitet e lojtarëve dhe me gjithçka që ata kanë dhënë në fushën e lojës. Këtu ka shumë energji dhe shumë gjëra pozitive që më pëlqejnë. Fillimisht këtu hahet shumë mirë, por forcë më shumë na japin impresionet që marrim nga njerëzit që takojmë në rrugë. Jam vërtetë shumë i lumtur.

Çfarë prisni nga Muçi?

Ai luan një skuadër me një skemë 3-4-2-1. E kam ndjekur në një ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Kam folur me të dhe është një gol shumë i mirë. Ne kemi një sistem pak ndryshe dhe duhet të gjejmë një pozicion sa më të mirë për të, por një lojtar shumë i zoti është në gjendje të përshtatet gjithmonë mirë në fushë. /ss/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori