Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, mori sinjale pozitive në dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë i luajtën para nisjes së Kampionatit Evropian. Shqipëria fitoi si përballë Litenshtejnit 3-0, po ashtu dhe përballë Azerbajxhanit në shifrat 3-1.
Pavarësisht se përballë ishin kundërshtarë në letër inferior, skuadra kuqezi bëri detyrat siç duhej dhe tregoi se është gati për Euro 2024.
Gjashtë lojtarë të ndryshëm shënuan në këto dy ndeshje. Armando Broja, Jasir Asani dhe Ernest Muçi shënuan përballë Lihtenshtejnit, ndërsa Neidm Bajrami, Rey Manaj dhe Qazim Laçi ishin autorët e golave ndaj Azerbajxhanit.
Në aspektin psikologjik, sidomos faza e sulmit, tani duket mirë dhe janë të gatshëm që të godasin edhe përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Pavarësisht se Broja dhe Asani nuk kanë marrë shumë minuta në klubet e tyre, Sylvinho u dha mundësinë të dyve që të rrisin formën e tyre në dy miqësoret, si një tregues se dhe në Euro 2024 do të besojë tek ata.
Nedim Bajrami me fanellën kuqezi ka treguar se tjetërsohet, ndërkohë që Rey Manaj rigjeti golin pas një mungese të konsiderueshme si pjesë e Shqipërisë.
Muçi dhe Laçi, ndonëse të aktivizuar nga banka rezervë, sërish lanë gjurmë, duke qenë në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, një tjetër tregues se dhe ata që janë në bankinë kanë po aq cilësi sa titullarët dhe i japin besim trajnerit e stafit të tij.
Evropiani do të jetë pa dyshim një “tjetër muzikë”, ku bëhet fjalë për rivalë shumë më të fortë se ato që ishin përballë në fillimin e këtij muaji, por e rëndësishme është që sulmi është gati dhe në formë. /SuperSport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Dani Olmo me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të doktorit të Barcelonës

Vjen reagimi nga Real Madridi pas vdekjes tragjike të mjekut të Barcelonës

Ylli i Barcelonës vjen me një reagim prekës pas vdekjes tragjike të mjekut të klubit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja