LAJMI I FUNDIT:

Syla: Mbështetësit e VV-së ia kanë përkeqësuar shëndetin Shpetim Agushollit me sharje në rrjete sociale

Syla: Mbështetësit e VV-së ia kanë përkeqësuar shëndetin Shpetim Agushollit me sharje në rrjete sociale

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, e ka parë me dyshim përgatitjen e Qeverisë së Kosovës për t’u përballur me Serbinë në procesin negociator që pritet të rifillojë së shpejti.

Syla ka pyetur nëse Qeveria ka statistika të sakta mbi viktimat e shkaktuara në luftë.

“A e din shteti jonë, institucionet tona, sa është numri i të vrarëve, për shkak se në këtë rezolutë thuhet se janë 12 mijë të vrarë. A janë rrafsh 12 mijë, a janë 11 mije diçka apo mbi 12 mijë? Thuhet se janë të vrarë 1,500 fëmijë. A janë rrafsh 1,500 fëmijë të vrarë?”, ka pyetur Syla.


Kështu shihet brishtësia e shtetit të Kosovës, ka thënë ai.

“A e dimë ne sa dëshmorë i ka vendi jonë. A e dimë sa invalidë? A e njohim ne një invalid që i ka humbë sytë në luftë, që është i vetmi? Pakkush ia din emrin. Ai quhet Maliq Dragusha, nëse dikush do me ditë. Ne merremi me çështje të mëdha, por ne në bërthamë jemi keq. Po e zëmë që Vuçiq një ditë do të kërkojë falje, a ka shteti ynë shifra të sakta për viktimat e luftës?”, ka pyetur ai.

Po ashtu, Syla në fjalën e tij ka kërkuar nga shefi i GP të VV, Rexhep Selimi, që të frenojë aktivistët e VV-së të cilët, tha ai, po e rëndojnë gjendjen shëndetësore të invalidit të luftës Shpejtim Agusholli, duke i shkruar në rrjetet sociale.

“Për Rexhep Selimin e kam një kërkesë. E di që e keni një rrjet në Facebook, që ata njerëz kanë detyra të caktume me lavdu njerëz e me ofendu të tjerë. Z. Selimi  e kam kuptu që ju jeni njerëzit më të mirë në botë. Kërko në atë foltore që mos t’i shkruajnë Shpjetim Agusholli se ai po do me vdekë kur dikush po i shkruan atij. Ai është në karrocë. Me morfinë po e mbajmë atë”, tha Syla.

Deputeti Syla tha se nëse është e nevojshme ai mund t’i marr përsipër ofendimet që i drejtohen Agushollit.

“Tytat që i kanë kthy nga Shpëtimi, po kërkoj me i kthy ka unë. Ne jemi të shëndetshëm, e përballojmë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori