LAJMI I FUNDIT:

Sveçla konfirmon se ka filluar largimi i disa barrikadave në veri, thotë se 11 qytetarë janë lënduar mbrëmë

Sveçla konfirmon se ka filluar largimi i disa barrikadave në veri, thotë se 11 qytetarë janë lënduar mbrëmë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka folur për situatën në veri të vendi.

Sveçla tha se për shkak të dezinformimit lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës, dua të siguroj qytetarët e Kosovës sikurse edhe ata të shtetit fqinj, se dokumenti për hyrje-dalje do të zëvendësoj dokumentet e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit në territorin e Kosovës.

Sveçla bëri të ditur se nga zhvillimet e mbrëmshme janë lënduar 11 qytetarë.


“Nga zhvillimet e djeshme kemi 11 qytetarë të Kosovës që janë lënduar dhe kanë marrë trajtimet e nevojshme, janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve dhe policisë nga strukturat ilegale kriminale të armatosura, dhe tashmë për to policia ka nisur hetimet”, tha ministri.

Kurti: BE dhe NATO të dënojnë dhunën e bandave kriminale të financuara nga Beogradi - nëntë barrikada janë ende në veri
Lexo po ashtu Kurti: BE dhe NATO të dënojnë dhunën e bandave kriminale të financuara nga Beogradi - nëntë barrikada janë ende në veri

Ministri i MPB-së bëri të ditur se disa barrikada janë larguar dhe një pjesë barrikadave tjera kanë filluar të largohen.

“Me organet e rendit po punojmë për mbarëvajtjen e këtij procesi. I sigurojmë qytetarët se ky proces po vijon në bashkërendim të ngushtë mes njësiteve policore.

Institucionet do të jenë të gatshme në çdo moment ti asistojnë qytetarët që do të kenë nevojë për informacione shtesë”, tha Sveçla.

Ministri falënderoj edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën profesionale që janë duke e kryer. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori