LAJMI I FUNDIT:

SUV nga Lamborghini në vitin 2017 (Foto/Video)

SUV nga Lamborghini në vitin 2017 (Foto/Video)

SUV-i i parë i Lamborghinit që nga modeli LM002 (që u prodhua gjatë viteve 1986-1993) duket se është në plan që të prodhohet dhe të dalë në treg në një të ardhme jo shumë të largët.

urus1

Koncepti Lamborghini Urus është shfaqur në panairin e Pekinit në vitin 2012, mirëpo shefat e kompanisë gjithmonë kanë hezituar që të fillojnë prodhimin.


Në shtator të vitit të kaluar, shefi ekzekutiv Lamborghinit, Stephan Winkelmann, konfirmoi se ky model do të dalë në shitje dhe se do të prodhohen nga 3.000 kopje në vit.

urus2

Mirëpo, edhe pse ai nuk e specifikoi kohën se kur do ta kemi në treg Urusin, tash raportohet se ai do të jetë i gatshëm për rrugë kah fundi i vitit 2017.

Natyrisht, ky lajm e ka shqetësuar konkurrenti gjerman Audi, kur kihet parasysh se çfarë automjetesh prodhon kompania e famshme italiane.

urus3

Besohet se SUV- i Lamborghinit do të prodhohet për tregun në Lindjen e Mesme, Rusi, Kinë dhe Amerikë. /Telegrafi/