Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot një prapaskenë nga Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.
Kryeministri publikoi momentin ku gjatë drekës, liderët evropianë morën dhuratë simbolike, pjata të pikturua nga kreu i qeverisë.
Pjata ishin futur brenda një kutie pice dhe kishin të shkruar nga një mesazh në gjuhën e çdo lideri evropian.
Biseda e plotë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderëve evropianë:
Rama: Dreka po vjen. E kam përgatitur vetë për ju. Aleksandër, shumëllojshmëri për ju.
-Pica.
Mark Rutte: Kjo është e mahnitshme.
-Dhe veçanërisht, kuzhinjeri.
-Mark Rutte: Ou, këtu paska nje peshk të pikturuar në pjatë. Si e bëtë këtë?
—po në gjuhën time…në gjuhën time…
-Rama: Janë punime me dorë. Unë punoj si i çmendur për ju. Te gjitha janë bërë me dorë. Unë e dua Evropën. Cfarë do të thuash?….Pra mund ta shikoni se çfarë mund të bëjë dashuria për ju, Olaf?
…Më bën shumë përshtypje. Është e bukur.
-Rama: Dhe në sërbisht? Mos kam bërë ndonjë gabim?
-Jo…
-Rama: E vetmja gjuhë të cilën e gjeta shumë të komplikuar ishte hungarishtja. Por, unë i dhashë për presidentin, për Fabricion. Xhordan pritet te vijë….
…
Rama: Në këtë pjatë mund të bësh edhe spageti.
Mark Rutte: Jeni me të vërtetë i veçantë. Ja, përsëri. Do të dëshiroja të kisha 10% të aftësive të tua innovative.
Rama: Por, ju nuk keni pse, ju drejtoni një vend ku inovacioni është në majë.
Mark Rutte: Po, ashtu është.
Ursula von der Leyen: Ne po ju arrijmë, Mark.
…Faleminderit shume (duartrokitje…)
Rama: Do të doja t’ju thoja diçka. Kur ju vini në këtë vend, jo vetëm për mua-sepse ne jemi miq- por, është një gjë shumë e rëndësishme. Kjo na bën të ndihemi se i përkasim këtij komuniteti. Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr, por që nuk është arritur kurrë. Gjatë gjithë shekujve kur ne duhej të zgjidhnim këtë rrugë, këtë nuk e bënim dot sepse në fillim otomanët dhe më pas princi rus me një princeshë hollandeze dhe më pas fashizmi, më pas komunizmi, sovjetikët, Kina…pra, ne nuk mund të zgjidhnim, Dhe hera e parë në histori kur njerëzit dolën në rrugë, sepse ne ishim të izoluar, pra, atëherë të rinjtë thirrën se ne e duam Shqipërinë ashtu si gjithë Evropa. Evropa ka qenë gjithmonë një obsession. Dhe nëse do të shikoni Euro-barometrin, Shqipëria është vendi më optimist për Evropën. Dhe prandaj, unë i jam mirënjohës në radhë të parë Olafit, sepse ai vendosi ta sjellë samitin në Tiranë, por edhe Ursules, Markut, Pedros…natyrisht, nuk ishte e lehtë për ju….tani ju duhet të bënë një koalicion të ri..Dua t’ju them se BE-ja në këtë vend është një yll dhe çdo grup që vjen në këtë vend është si të vinte një bandë roku, më besoni për këtë. Dhe vetëm kjo i bën njerëzit të ndihen të respektuar, ta ndjejnë veten se i përkasin këtij komuniteti dhe të ndihen të motivuar. Ju ja vleni për pikturat e mia të bëra me dorë. Këto nuk mund të kopjohen sepse janë kopje unike.
Mark Rutte: Pra, po t’i shohim në Internet, e dimë këtë.
Rama: Janë punime me dorë. Gëzuar! Gjithë të mirat!
Rama: Kemi edhe organizatat ndërkombëtare, kështu që ata mund të flasin dhe ne të merremi me çështje bilaterale. Ne fund të fundit, edhe Banka Evropiane për Zhvillim apo kushdo tjetër do të shkojë te Gjermania për të marrë paratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri