LAJMI I FUNDIT:

Supremja vërteton dënimin ndaj Vukoticit me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës

Supremja vërteton dënimin ndaj Vukoticit me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës

Gjykata Supreme ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin Zoran Vukotic ishte dënuar me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Dënimi i Vukotiqit riktheu shpresat për drejtësi te viktimat e dhunës seksuale
Lexo po ashtu Dënimi i Vukotiqit riktheu shpresat për drejtësi te viktimat e dhunës seksuale

Fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar Zoran Vukotic me 10 vjet burgim, ndërsa pas ankesës, Gjykata e Apelit e kishte rritur dënimin në 13 vjet burgim.


Mbrojta e të akuzuarit kishte paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, dhe Gjykata Supreme e refuzoi këtë kërkesë dhe përfundimisht e vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin Zoran Vukotic ishte dënuar me 13 vjet burgim.

“Kjo shënon përfundimin e epilogut të këtij rasti dhe tani kemi të mbijetuarën e parë e cila me këmbëngulësinë e saj dhe mbështetjen e parreshtur të QKRMT-së gjatë gjithë procesit, triumfoi në të gjitha nivelet e gjykatave”, thuhet në njoftimin për media.

QKRMT vazhdon t’i mbështesë dhe i inkurajon të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës që të kërkojnë drejtësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori