LAJMI I FUNDIT:

Supremja miraton kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Shukri Bujës, e kthen rastin në gjykatë të shkallës së dytë

Supremja miraton kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Shukri Bujës, e kthen rastin në gjykatë të shkallës së dytë

Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërinë në rastin e Shukri Bujës, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Kështu është thënë në një njoftim të Gjykatës.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Sh.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 442 par.1 të KPRK-së, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësit e të dënuarit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më 17 mars 2021, vendosi që të miratoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarit Sh.B.”, thuhet në njoftim.


Me aktgjykimin PML 60/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.206/2019 të datës 21.09.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës –Departamenti Special APS.nr.33/2020 të datës 15.12.2020 në pjesën dënuese, përkitazi me këtë të dënuar dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së dytë në rigjykim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori