Site icon Telegrafi

Superylli i WWE, Roman Reigns shërohet nga kanceri dhe kthehet në ring – katër muaji pasi kishte hequr dorë nga titulli për shkak të leukemisë

Roman Reigns (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Ylli i WWE, Roman Reigns, ka njoftuar se do të kthehet në ring, katër muaj pasi hoqi dorë nga titulli universal për shkak të luftës me leukeminë.

33-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Joe Anoa’i, ka bërë të ditur në episodin e fundit të Monday Night Raw se kanceri ishte duke u tërhequr dhe me këtë rast ka marrë mbështetje të madhe nga fansat e tij.

Gjatë të martës, Reigns ka biseduar me moderatorin e Good Morning America, Robin Roberts (që po ashtu i ka mbijetuar kancerit) dhe me këtë rast e ka falënderuar familjen, miqtë dhe fansat që e kanë mbështetur gjatë mjekimit.

Roman Reigns (Foto: Ian Gavan/Getty Images/Guliver)

Kur është pyetur se si ishte kthimi në ring, ai ka thënë: “Ishte e jashtëzakonshme. Është një nga ato gjëra që mendoja se nuk do t’i bëja më”.

“E dija në kokën time se ky rrugëtim nuk do të përfundonte derisa unë të kthehesha në atë ring dhe t’iu drejtohesha fansave të mi”.

“Kisha shumë emocione mbrëmë (e hënë), ndërsa unë nuk emocionohem asnjëherë… Mirëpo, të gjithë ishin të shkëlqyer, dashuria dhe mbështetja gjatë gjithë këtij procesi ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Reigns.

Roman ishte diagnostikuar me leukemi në moshën 22 vjeçare (në vitin 2008), ndërsa në muajin tetor të vitit të kaluar kishte thënë se nuk do të mundtë garonte në WWE për shkak të gjendjes shëndetësore. Për këtë arsye, ai hoqi dorë nga titulli i Kampionatit Universal.

Tash pas rikthimit, ka thënë se do ta shfrytëzojë platformën e WWE-së për ta ngritur vetëdijen në lidhje me kancerit dhe do të kërkojë mbështetjen e atyre që janë në nevojë, njësoj siç ka qenë edhe vet ai.

“Jam shumë falënderues, kokulur dhe i nderuar që po e them këtë. Lajmi i mirë është se jam duke u shëruar. Dhe meqë e them këtë, Big Dog është kthyer!”, kishte thënë ai në Monday Night Raw, mirëpo akoma nuk e ka bërë të ditur datën zyrtare të kthimit.

Reigns  është një prej mundësve më të dekoruar në epokën moderne, pasi ka qenë kampion botëror në kategorinë e peshave të rënda, në kategorinë Interkontinental, në Tag Team dhe në Kampionatet e SHBA-ve.

Ai ka qenë i suksesshme edhe në futbollin amerikan në Georgia Tech, para se të angazhohej në WWE.

Roman është martuar me Galina Joelle Becker në vitin 2014 dhe kanë së bashku një vajzë 11-vjeçare dhe djem binjakë dyvjeçarë. /Telegrafi/

Exit mobile version