LAJMI I FUNDIT:

Superkupa – Vlerësimet e lojtarëve

Superkupa – Vlerësimet e lojtarëve

I erdhi fundi një drame të vërtetë në Pragë ku Bayerni tregoi instinktin vrasës në momentet e duhura ndaj Chelseat, për të rrëmbyer mrekullisht Superkupën e Evropës. Telegrafi sjell notat e lojtarëve.

Bayern Munich


Manuel Neuer – 7.5
Nuk kishte shumë për të bërë. Reagoi shumë keq në golin e Hazardit, por ndali penaltinë e Lukakut për t’ia fituar Bayernit Superkupën.



David Alaba – 7.5
Beteja e tij me Schurrlen ishte në dy pjesë. Të parën e fitoi gjermani, kurse e dyta i takoi Alabas.


Dante – 8.0
Bëri një gabim të vogël në golin e parë të Chelseat, por ishte fantastik gjatë gjithë takimit, duke treguar siguri në zonën bavareze.


Jerome Boateng 6.0
Ai arriti që të shtrijë ndikimin në fazën ofensive, por në mbrojtje shfaqi disa herë pa siguri. U kalua si një amater nga Hazard në golin e dytë të Bluve, që rrezikoi Superkupën ekipit të tij.


Philipp Lahm – 5.5
Njëjtë sikur Boateng, edhe kapiteni i Bayernit nuk ishte prej më të mirëve. Ai luajti në mesfushë, por të kujtojmë se ai nuk është Schëeinsteiger dhe se nuk arriti të ofrojë sigurinë e duhur në fazën ofensive. Një prej fajtorëve kryesorë në golin e dytë të Chelseat.


Rafihna – 4.5
Totalisht jashtë sistemit, braziliani u la në publik nga Eden Hazard. U zëvëndësua nga Javi Martinez, i cili u tregua heroik për ekipin e tij.


Arjen Robben – 7.0
Nuk ishte në formën e tij të shkëlqyer, kjo për shkak të Ashley Cole. Goditjet e tij dhe pasimet u bllokuan, bëri një aksion të mirë për Mullerin.


Franck Ribery – 9.0
Lojtari më i mirë në Evropë për sezonin e kaluar tregoi se pse e mori këtë çmim. Asnjëherë nuk u ndal nga mbrojtja e Chelseat në depërtimet në krah, ishte i rrezikshëm në goditjet dhe po të mos ishte Petr Cech, francezi do të shënonte shumë gola.


Toni Kroos – 6.5
Nuk punoi në nivelin e duhur bashkë me Lahm, që të dy dështuan t’i përmbushin pritjet e trajnerit në mesfushë, duke lënë gjithë barën te Ribery në krah.


Mario Mandzukic – 6.5
Edhe Mandzukic ishte në formë të mirë, duke kontribuar për ekipin me aq sa pati mundësi, edhe pse nuk arriti të shënonte.


Thomas Muller – 6.5
Lëvizja e tij pa top ishte e shkëlqyer, por finishi ishte i tmerrshëm. U zëvëndësua nga Gotze.


Zëvëndësuesit

Javi Martinez – 9.5 (Lojtari i ndeshjes)
Thjesht, hyrja e tij në lojë ndryshoi takimin. Bayerni ishte i fortë në mes dhe Chelsea u zhduk tërësisht dhe u mbyll në mbrojtje. Pas golit të Bluve, Martinez e tregoi veten duke shënuar në momentet vendimtare për ekipin e tij.

Mario Gotze – 6.5
Nuk ishte në formën më të mirë, por ishte shkaktari i faulit që përjashtoi Ramiresin.

Xherdan Shaqiri – 7.5
Futbollisti shqiptar pati një mundësi të artë kur dështoi të qëllonte portën nga afërsia. Nuk bëri diferencën e pritur, por ishte vendimtar duke realizuar penaltinë e pestë, e cila i bëri presion Lukakut që të dështojë.


Chelsea


Petr Cech – 9.0
Ndali pothuajse gjithçka. Arriti që të ndalë një gjuajtje të lirë të Riberys dhe disa goditje të pabesueshme nga afërsia. Nuk u gjend te vendi për golin e Martinez, por performanca e tij do të mbahet mend gjatë në Pragë.


Branislav Ivanovic – 7.0
E mbyti Riberyn në ajër dhe i shkaktoi telashe në fushë, por aftësitë teknike të tij janë të limituara, kështu që francezi depërtoi pa problem pranë tij.


Ashley Cole – 8.0
Dueli i tij personal me Robbenin ishte fascinues. Asnjëherë nuk e la të tejkalonte holandezin – kjo ndodhi vetëm një herë kur lejoi pasimin e tij te Muller, top që krejt në fund edhe e arriti anglezi për të ndalur një gol të sigurtë.


David Luiz – 8.2
Bëri disa intervenime të nevojshme dhe arriti të lexojë pasimet kundërshtare. Arriti që të jetë shef në zonën e Chelesat qysh në paraqitjen e tij të parë sezonale pas kthimit nga lëndimi.


Gary Cahill – 8.0
Arriti që bashkë me Luizin të jenë shtyllat e mbrojtjes Blu drejt rezistencës që për pak sa nuk përfundoi në triumf.


Ramires – 3.0
Nuk ishte faktor në fushë, madje i shkaktoi telashe ekipit të tij me përjashtimin.


Frank Lampard – 7.0
Pak ka pasur mundësi të tregojë veten, por ishte i mirë në pozitën e tij duke mbuluar edhe Ramiresin që nuk ishte në elementin e tij.


Oscar – 7.5
Arriti të luajë me Kroosin dhe Lahmin, duke mbajtur me mençuri topin. Lansoi pasimin te Schurrle, i cili e dhuroi golin për Torresin.


Eden Hazard – 8.5
I jashtëzakonshëm në pjesën e parë, arriti që të depërtojë shpesh në mbrojtjen e Bayernit, ishte dominant ndaj Rafihnas. Ndikimi i tij u zvogëlua pas inkaudrimit të Martinezit, por arriti të shënojë një gol të bukur pas një depërtimi fantastik.


Andre Schurrle – 7.5
Kishte dominancën ndaj Alabas në pjesën e parë dhe arriti të bëjë një asistim të përkryer për Fernando Torresin, i cili shënoi një gol të bukur.


Fernando Torres – 6.5
Realizoi me qetësi golin e bukur. Më pas nuk u shfaq, përveç një mundësie që përfundoi mbi portë.


Zëvëndësuesit

John Terry – 3.0
Zëvëndësoi Hazardin dhe ishte në fushë sa për të thënë se luajti.

John Obi Mkel – 6.5
Zëvëndësoi Schurlen kur Ramires u larguar dhe arriti të jetë partner i mrekullueshëm për Lampardin.

Romelu Lukaku – 2.5 (Dështimi i ndeshjes)
Zëvëndësoi Torresin, duke i dhënë mjaft fuqi sulmit Blu. Por, humbi penaltinë vendimtare, të cilën ndoshta Torresi do ta kishte realizuar. Në këto raste, një lojtar i madh e realizon një penalti të një karakteri kaq të madh. Nuk falet humbja.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori