Superkupa e Evropës: Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Eintracht Frankfurtit

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për përballjen ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të Superkupës Evropiane.
Ndeshja që luhet të mërkurën (nesër), do të fillojë në ora 21:00 në stadiumin “Helsinki Olympic Stadium”.
Los Blancos e fituan trofeun e 14-të në histori të Ligës së Kmapionëve, derisa tani tentojnë të shpallene dhe kampionë evropianë.

Klubi më i trofeshëm në histori të futbollit do ta ketë përballë skuadrën gjermane, që në edicionin e kaluar e fitoi Ligën e Evropës.
Lista e lojtarëve të ftuar nga Real Madridi:
Portierët: Courtois, Lunin, Luis Lopez,
Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Odriozola, Rudiger, Mendy,
Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Tchouameni, Ceballos, Camavinga,
Sulmuesit: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius, Rodrygo, Mariano. /Telegrafi/






















































