LAJMI I FUNDIT:

Super Talent sjell mSATA SSD

Super Talent sjell mSATA SSD

Super Talent ka paralajmëruar SSD të formatit mSATA të dedikuar në radhë të parë për kompjuterë tableta dhe laptopë.

SSD vjen në kartelë të dimensionit mini PCIe, ndërsa plotësohet me standardin e JEDEC, MO-300B.

Pajisja lidhet për linjën SATA 3 Gb/s, ndërsa kompania nuk ka dhënë informata të detajuara në lidhje me shpejtësinë e leximit dhe regjistrimit të të dhënave.

Pritet të jenë në dispozicion kapacitete nga 16 deri në 256 GB, ndërsa koha dhe çmimi shitës nuk janë të ditur. /Telegrafi/