Qyteti i Ohrit është kapluar nga një super stuhi që ka ngritur në këmbë Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe autoritet lokale për t'u përballur me këtë katastrofë që i rrezikohet qytetit piktoresk.

Nga video e TV21 shihet se liqeni është duke dalë në breg dhe në rrugën afër bregut.


stuhi 1

“Ne dolëm në teren dhe normalisht edhe ekipet tona do të jenë gjatë gjithë natës në teren, kurse nga mëngjesi në orën 5 fillojmë me pastrimin intenziv të qytetit. Për fat të keq Ohrin e kapi moti i keq i cili një kohë të gjatë nuk mbahet mend në qytetin tonë , megjithatë presim që situata të normalizohet gjatë natës”, u shprehe Jovan Stojanovski, Kryetar i Komunës së Ohrit.

Nga ana tjetër, Ramiz Merko i Strugës thotë se ky qytet nuk rrezikohet nga kjo stuhi.