LeBron James pati një nga paraqitjet më të mira të sezonit në udhëtim te Milëaukee Bucks, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të realizojë rezultat më të mirë se sa një humbje prej 119-116.

Shumë pikë u realizuan qysh në fraksionin e parë, ku Cavs ia dolën mbanë.


Megjithatë, Bucks të udhëhequr nga Antetekounmpo arritën që të rikthehen dhe ta fitojnë pjesën e parë të takimit.

Epërsia e vendasve shkoi deri në 20 pikë, megjithatë, Cavs u rikthyen falë Dwyane Wade dhe LeBron James që shkëlqyen në këtë takim.

James ishte më i miri me 39 pikë, shtatë asistime, tri topa të vjedhur e dy bllokada, kurse Love shënoi 21 pikë e 10 kërcime dhe Wade 14 pikë.

Te Milëaukee pesë lojtaër shënuan pikë dyshifrore.

Antetekounmpo ka realizuar 27 pikë, 14 kërcime e 8 asistime në një nga paraqitjet e tij më të mira këtë sezon, pasuar nga Middleton me 18 pikë dhe Eric Bledsoe me 26 pikë.

Cavaliers kështu vazhdojnë t'i afrohen shumë Bostonit në tabelë. /Telegrafi/

telegrafi sport app