LAJMI I FUNDIT:

Suns marrin fitore të madhe në TD Garden ndaj Celtics

Suns marrin fitore të madhe në TD Garden ndaj Celtics

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe rezultatet befasuese.

Phoenix Suns është përkujdesur për befasinë e mbrëmjes, pasi kanë marrë fitore në TD Garden ndaj Boston Celtics.

Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte 94:106 në të mirë të Suns.


Mikael Bridges ka qenë më meritori për fitoren e Suns në këtë duel pasi e mbylli ndeshjen me 25 pikë, dy kërcime e tre asistime.

View this post on Instagram

A post shared by NBA (@nba)

Fundori veteran, Chris Paul shtoi 15 pikë të tjera, derisa qendra DeAndre Ayton kontribuoi me 14 pikë e 10 kërcime.

Te vendasit më i disponuari për lojë ishte Jaylen Brown me 27 pikë, tetë kërcime e katër asistime, derisa Jayson Tatum shtoi 20 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori