Sundar Pichai, drejtori ekzekutiv i Google, paralajmëron shoqërinë që të përgatitet për ndikimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale

Sundar Pichai, drejtori ekzekutiv i Google dhe Alphabet tha se “çdo produkt i çdo kompanie” do të ndikohet nga zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se shoqëria duhet të përgatitet për teknologjitë që janë të njëjta me ato të sapo lansuarat.
Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të CNBC i cili u shfaq të dielën, intervistuesi Scott Pelley, i testoi disa nga projektetet e inteligjencës artificiale të Google dhe tha se “ishte pa fjalë” dhe se e ndjente se kjo ishte “shqetësuese”, duke iu referuar kështu aftësive njerëzore të produkteve të ngjashme me Bard, chatbot-in e Google.
“Ne si shoqëri duhet të përshtatemi për këtë teknologji”, i tha Pichai, Pelley-t, duke shtuar se punëtorët të cilët mund të ndikohen nga inteligjenca artificiale janë shkrimtarët, kontabilistët, arkitektët dhe ironikisht edhe inxhinierët softuerik, përcjell Telegrafi.
“Kjo rritje do të ndikojë tek çdo produkt tek çdo kompani”, deklaroi Pichai. “Për shembull, ju mund të jeni një radiolog, dhe nëse mendoni për pesë deri në dhjetë vjet nga tani, do të keni një bashkëpunëtor të inteligjencës artificiale. Vini në mëngjes, dhe të themi se i keni njëqind gjëra me të cilat duhet të merreni, dhe bashkëpunëtori në fjalë mund të i’u thotë, ‘këto janë rastet më kritike me të cilat duhet të merresh në fillim’”, shtoi ai.
Pelley shkoi edhe tek zona të tjera me produkte të avancuara të teknologjisë artificiale brenda Google, duke përfshirë edhe DeepMind, ku robotët ishin duke luajtur futboll, lojë të cilën ata e mësuan vet, në dallim me njerëzit.
Një njësi tjetër shfaqte robotë që njihnin sendet në një banak dhe i sollën Pelley-t një mollë të cilën ai e kërkoi.
Kur ai paralajmëroi për pasojat e inteligjencës artificiale, Pichai tha se shkalla e problemit të dezinformimit dhe lajmeve dhe imazheve të rreme do të jetë “shumë më e madhe”, duke shtuar se “mund të shkaktojë dëm”.
Pelley u duk i shqetësuar edhe atëherë kur Pichai bëri të ditur se tek chatbot-ët ekzistonte “një kuti e zezë”, të cilën “nuk e kuptojnë plotësisht” pse dhe si del me disa përgjigje të caktuara.
“Ju nuk e kuptoni plotësisht se si funksionon ajo teknologji dhe megjithatë e keni lansuar atë?”, pyeti Pelley.
Ndërsa Pichai u përgjigj: “Më lejoni ta them kështu, unë mendoj se ne nuk e dimë plotësisht as funksionimin e mendjes të njeriut”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Një epokë e re, OpenAl paralajmëron ndryshime të mëdha në fuqinë kompjuterike

Moment historik për Apple – gjiganti i teknologjisë prezanton Apple Intelligence për përdoruesit në BE

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI – 400 milionë përdorues çdo javë

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë