LAJMI I FUNDIT:

IS: Sulmuesi në Nju Jork, “ushtar i Kalifatit”

IS: Sulmuesi në Nju Jork, “ushtar i Kalifatit”

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), sot e ka quajtur sulmuesin e akuzuar për vrasjen e tetë personave gjatë goditjes me një kamionetë se është “ushtar i Kalifatit”.

“Njëri prej ushtarëve të Shtetit Islamik e ka sulmuar një numër të njerëzve në një rrugë në Nju Jork”, thuhet në javoren e grupit, al-Naba, raporton SITE Intelligence Group, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron ekstremistët.

Emigranti nga Uzbekistani, Sayfullo Saipov, 29 vjeçar, është akuzuar për terrorizëm lidhur me sulmin e 31 tetorit, në të cilin ai e ka përdorë në kamionetë të huazuar për t’i goditur biçiklistët dhe këmbësorët në një shteg afër vendit kur dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë.


Prokurorët thanë se Saipov ka pranuar se ishte inspiruar nga Shteti Islamik (IS) dhe “ndjehej mirë për atë që e ka bërë” dhe bile ka kërkuar ta mbajë një flamur të IS-it në dhomën e spitalit, ku ai po mjekohet nga pasojat e plagës në bark, pasi ishte qëlluar me të shtëna nga policia, në vendin e sulmit. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Kalo në kategori