Sulmon zyrtarët policor, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:10, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtaret policor gjatë detyrës. Njëri nga zyrtaret policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































