Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një pike kontrolli kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00, në Rahovec.


“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/ Shqiptar pasi që të njëjtit gjatë një pike kontrolli kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje. /Telegrafi/