Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit dhe kanosjes ndaj personit zyrtar.

Rasti ka ndodhur të martën në Pejë, në ora 16:30.


“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte penguar dhe sulmuar një zyrtar policor derisa ai ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku. I dyshuari gjatë intervistimit po ashtu e ka kanosur verbalisht zyrtarin policor”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/