Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar për shkak të veprës “ngacmim” dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:20, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të veprës Ngacmim dhe gjatë arrestimit i njëjti ka rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































